Kurti “në luftë” me mediat - Gazeta Express
string(24) "kurti-ne-lufte-me-mediat"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 8:43

Kurti “në luftë” me mediat

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 8:43

Kryeministri Albin Kurti, një ditë më parë deklaroi se “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kundër qeverisë se në qeverisjen Kurti”. Mirëpo, për këtë deklaratë ai nuk dha një shpjegim se ku bazohen bindjet e tij. AGK-ja ndërkaq, dënoi fuqishëm këtë “sulm verbal” të kryeministrit Kurti ndaj mediave. E përfaqësues të mediave vlerësojnë se me këto deklarime po bëhet presion mbi mediat.

“Kurrë nuk kanë qenë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën te qeveria jonë, por asnjëherë te Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, ka thënë Kurti.

Lexo Edhe:

Këtë deklaratë të bërë një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri Kurti, nuk e arsyetoi sot.

Derisa mediat i kërkuan një shpjegim për deklaratat e tij kundër mediave, Kurti vazhdonte të tregonte se ku ishim dhe për çfarë ishim aty.

“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë për çështjet e tjera flasim në vende tjera, herave të tjera. Faleminderit shumë…”, ka thënë ai.

Deklaratat e kryeministrit Kurti i dënoi fuqishëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, thotë se deklarimet e tilla janë të rrezikshme dhe cenojnë sigurinë e gazetarëve.

“Për AGK është deklaratë skandaloze, e papranueshme dhe shumë e rrezikshme mbi të gjitha. Nuk e kuptojmë obsesionin e Kurtit me mediat për t’i sulmuar ato dhe gazetarët për punën që e bëjnë”, tha Rexha.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon ndaljen e gjuhës së nxitjes së urrejtëse ndaj gazetarëve në vend, pasi siç vlerësohet përbën rrezik për mediat dhe gazetarët. /rtv21