string(82) "kurti-ne-istog-mezi-i-thote-dy-fjale-per-zhvillimet-njehere-kuvendi-mandej-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:01

Kurti në Istog mezi i thotë dy fjalë për zhvillimet: Njëherë Kuvendi, mandej Qeveria

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:01

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, më në fund ka vendosur të flasë pak për gazetarë për formim të institucioneve.

Në Istog ku shkoi për vendosjen  e gurthemelit të projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, Kurti mezi i tha dy fjalë për këtë çështje.

“Njëherë Kuvendi, mandej Qeveria”, tha Kurti.

Ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për ngërçin në Kuvend para dhe pas çdo seance të Kuvendit të Kosovës ku s’po arrin ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Në seancën e djeshme, në përpjekjen e tetë të Kuvendit për t’u konstituuar, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë nuk mori votat e nevojshme për postin e kryeparlamentares./Express/