Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në ishullin Skiatos.
Sipas Manxhukës, “janë bërë shumë kalkulime dhe spekulime për dy ditë me radhë, duke përmendur shpenzimet për netët e qëndrimit dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit”. Por, ai ka theksuar se simpoziumi ku merr pjesë Kryeministri mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar.
“E kemi thënë edhe herave të tjera: Simpoziumi ku Kryeministri Kurti merr pjesë për të disatën herë me radhë, mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar”, ka deklaruar Manxhuka.
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, dje në një emision tha se Kurti qëndroi në Greqi, ku nata në një dhomë standarde kushton 605 euro.