Kurti në "Film City" për takim me Ulutas, KFOR: U diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës - Gazeta Express
string(111) "kurti-ne-film-city-per-takim-me-ulutas-kfor-u-diskutua-per-fuqizimin-e-bashkepunimit-me-institucionet-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 19:00

Kurti në “Film City” për takim me Ulutas, KFOR: U diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 19:00

Sot Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Albin Kurtin në Kampin Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, theksohet se Kurti shoqërohej nga Ejup Maqedonci dhe Elbert Krasniqi.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Gjenerali Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, vijon njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement