Kurti: Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë - Gazeta Express
string(66) "kurti-ne-counter-strike-dhe-dota-2-e-gjithe-evropa-eshte-ne-kosove"

eSPORTS

Gazeta Express

09/07/2025 20:18

Kurti: Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë

eSPORTS

Gazeta Express

09/07/2025 20:18

Prishtina është shndërruar këtë javë në zemrën e sporteve elektronike evropiane, duke mirëpritur 35 ekipe nga 24 shtete që garojnë në Kampionatin Evropian të Esports për titujt më të lakmuar në Counter-Strike dhe Dota 2.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë një mesazh pas debutimit të suksesshëm të Kosovës, duke theksuar rolin e rinisë në këtë fushë ku sporti dhe teknologjia bashkohen.

“Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë. Këtë javë, Prishtina është qendra e Evropës në sportet elektronike, ku 35 ekipe nga 24 shtete garojnë për trofetë e Kampionatit Evropian të Esports. Aty ku sporti dhe teknologjia takohen, padyshim që rinia jonë shkëlqen. Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari. Suksese tutje djemve tanë, jemi me ju!”, shkroi Kurti.

Fitore ndaj Republikës së Çekisë ka dhënë tonin për një paraqitje të fortë të ekipit kosovar, duke rritur pritshmëritë për një rrugëtim të suksesshëm në këtë kampionat që po e vendos vendin në hartën ndërkombëtare të Esports.

Ky organizim i nivelit evropian jo vetëm që e kthen Prishtinën në një pikë takimi të talenteve të reja, por njëkohësisht e dëshmon edhe potencialin e madh të rinisë kosovare për të konkurruar dhe shkëlqyer në skenën më të madhe të sporteve elektronike.