string(89) "kurti-nderoi-rugoven-per-diten-e-clirimit-hamiti-kujton-kohen-kur-u-quajt-kolaboracionist"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 20:53

Kurti nderoi Rugovën për Ditën e Çlirimit, Hamiti kujton kohën kur u quajt “kolaboracionist”

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 20:53

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi për nder të Ditës së Çlirimit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nderoi edhe figurën e Ibrahim Rugovën.

Hamiti përkujtoi se Kurti e kishte quajtur Rugovën si “kolaboracinit”, e Hashim Thaçin si “tradhtar”.

Ai përkujtoi edhe qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje që e kishin ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në fillimet e veta, Vetëvendosja (VV) e Albin Kurtit e ka denigruar Presidentin historik Ibrahim Rugova si “kolaboracionist”. Hashim Thaçin e quante ‘tradhtar’. As NATO-s nuk i linte merita për çlirimin e Kosovës”.

“Më vonë, më 2008, nuk e ka festuar as shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ngjarjen më të madhe në historinë e vendit tonë. E gjithë bota na ndihmoi dhe festonte me ne më 17 shkurt 2008, pos LVV-së së Albin Kurtit, sot kryeministrit në largim, deputetit që po e mban detyrën e kryeministrit në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta Express