Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE’së që ranë dakord sot për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kurti tha se e mirëpret këtë vendim, për të cilin tha se është i vonuar, derisa mori edhe pak merita për këtë ngjarje.
“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”.
I welcome today's important & overdue decision by COREPER on visa lib. for Kosova, an acknowledgement of our commitment to rule of law, fighting corruption, strengthening border controls & managing migration. Thankful to @EU2022_CZ & look fwd to the finalization of this process.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 30, 2022
Sot ambasadorët e vendeve anëtare të BE’së ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Europian.