ZKM ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).
Siç bëhet e ditur, Kurti u ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe i ka falënderuar për vizitën që po i bëjnë Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...