Kurti mendtë te fushata, para zyrtarëve të BE'së në Tiranë flet "ashpër": Hera e fundit që do të flas për masat, duhet te hiqen - Gazeta Express
string(122) "kurti-mendte-te-fushata-para-zyrtareve-te-bese-ne-tirane-flet-ashper-hera-e-fundit-qe-do-te-flase-per-masat-duhet-te-hiqen"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 14:44

Kurti mendtë te fushata, para zyrtarëve të BE’së në Tiranë flet “ashpër”: Hera e fundit që do të flas për masat, duhet te hiqen

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 14:44

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në Samitin për Planin e Rritjes të mbajtur në Tiranë nën organizimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta Express.

Kurti në tryezën, ku ishte e pranishme edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtori Drejtor i Përgjithshëm për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka thënë se është hera e fundit që do të adresojë çështjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe sipas tij, ato duhet të hiqen.

“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/