Kurti mendtë te dita e diel kur do të bëhet kryetar i VV'së - Gazeta Express
string(58) "kurti-mendte-te-dita-e-diel-kur-do-te-behet-kryetar-i-vvse"

Kurti mendtë te dita e diel kur do të bëhet kryetar i VV’së

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 13:06

Kryministri Albin Kurti ka shkruar për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, që do të mbahen të dielën, ku do të votohet për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie, raporton Express.

Kurti ka thënë se 25 shtatori është ditë e demokracisë në këtë parti.

Lexo Edhe:

“25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhje të brendshme për struktura të reja. Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë. Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi  organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.