Kurti: Më vjen keq që Spanja s'na njeh, analogjia me Kataloninë është e gabuar - Gazeta Express
string(75) "kurti-me-vjen-keq-qe-spanja-sna-njeh-analogjia-me-katalonine-eshte-e-gabuar"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2022 14:49

Kurti: Më vjen keq që Spanja s’na njeh, analogjia me Kataloninë është e gabuar

Lajme

Gazeta Express

26/11/2022 14:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Spanjë ku edhe ka marrë pjesë në mbledhjen e “Internacionales Socialiste” ka dhënë një intervistë për “El periodico” ku ka folur për raportet në mes të Prishtinës zyrtare dhe Madridit, raporton Gazeta Express.

I pyetur nëse i kupton arsyet pse Spanja nuk e ka njohur Kosovën, Kurti ka thënë se i vjen keq që Spanja është një prej shteteve të pakta brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, mos-njohja e shtetit të Kosovës vjen si rezultat i mos-njohjes së situatës.Kur ka folur për këtë, Kurti ka thënë se analogjia e krijuar mes Kosovës dhe Katalonisë është analogji e gabuar.

“Më vjen keq që Spanja është në minoritetin e vendeve të BE-së dhe NATO-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën. Nga 30 shtete të NAOT-s, katër nuk na njohin, përfshirë Spanjën. Dhe në BE janë pesë shtetet që s’na njohin, një nga to Spanja, por Spanja është shteti më i madh që s’na njeh. Unë mendoj se kjo mos-njohje vejn si rezultat i mungesës së njohurisë për situatën. Kur deklaruam pavarësinë, unë nuk e di cili nga politikanët spanjollë formuloi gabimisht analogji me rastin e Kosovës”, ka thënë Kurti për “El periodico”, transmeton Gazeta Express.

Kur kryeministri Kurti ka thënë këtë, gazetari spanjoll ka insistuar për një shpjegim më të detajuar.

“Nga ajo çfarë na është thënë, ka qenë një shqetësim në Spanjë se pavarësia e Kosovës mund të shërbej si precedent për disa rajone spanjolle që dëshirojnë të shkëputen. Une mendoj se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, kur e fitoi çmimin Princi i Asturias e kishte dhënë argumentin më të mirë se pse Spanja duhet ta njohë Kosovën”, ka thënë Kurti, duke rikujtuar se NATO në Kosovë kishte ndërhyrë për të ndalur gjenocidin që po kryhej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, transmeton Gazeta Express.

“Dhe nëse ndonjë politikan spanjoll sheh ngjajshmëri mes Kosovës dhe Katalonisë apo ndonjë pjese tjetër të Spanjës, Madridi nuk duhet ta sheh veten e tij si Beogradi”, ka shtuar tutje kryeministri i Kosovës duke numëruar krimet e Serbisë në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka argumentuar tutje pse s’mund të ketë analogji në mes të Kosovës dhe Katalonisë duke numëruar fakte nga e kaluara dhe nga statusi social që kishin kosovarët dhe Kosova në ish-Jugosllavi.

“Pra, nuk e di ku mund të gjesh analogji, ngjashmëri, në Spanjë. Standardi i jetesës në Kosovë ka qenë gjithmonë disa herë më i ulët se në pjesën tjetër të federatës jugosllave. Në vitin 1979, koha kur standardet e jetesës në ish-Jugosllavi ishin më afër njëri-tjetrit, dallimi mes më të pasurve, Sllovenisë, dhe Kosovës ishte shtatë me një. Në të njëjtin shtet socialist! Lëndët e para nxirreshin nga Kosova dhe fabrikat ishin në Serbi dhe pjesë të tjera të Jugosllavisë. Ne ishim minatorët dhe ata financuesit”, ka thënë kryeministri Kurti./GazetaExpress/