Kurti me thirrje në serbisht, i fton të interesuarit të aplikojnë  për 121 vende pune në komunat veriore - Gazeta Express
string(101) "kurti-me-thirrje-neserbisht-i-fton-te-interesuarit-te-aplikojne-per-121-vende-pune-ne-komunat-veriore"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 19:11

Kurti me thirrje në serbisht, i fton të interesuarit të aplikojnë  për 121 vende pune në komunat veriore

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 19:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën serbe i është drejtuar serbëve të Kosovës për të aplikuar në konkursin e shpallur për Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”.

Kurti ka thënë se konkursi mbyllet këtë premte, 9 gusht – dhe për 53 vende tjera pune mbyllet me 19 gusht. Në total janë 121 vende pune.

“|Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka formuar njësitë punuese dhe ka shpallur konkurse për 121 vende pune në komunat: Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi për 68 vende pune mbyllet këtë të premte, me 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera mbyllet me 19 gusht”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express