“Kurti me ministrat janë çdo ditë në Prizren, Abrashi është nën hijen e tyre – Në Vetëvendosje, kërkush vetë nuk vendos”, Totaj në Pressing - Gazeta Express
string(132) "kurti-me-ministrat-jane-cdo-dite-ne-prizren-abrashi-eshte-nen-hijen-e-tyre-ne-vetevendosje-kerkush-vete-nuk-vendos-totaj-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:05

“Kurti me ministrat janë çdo ditë në Prizren, Abrashi është nën hijen e tyre – Në Vetëvendosje, kërkush vetë nuk vendos”, Totaj në Pressing

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:05

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se në Lëvizjen Vetëvendosje vendos vetëm një person, ndërsa të tjerët i zbatojnë vendimet e tij.

Ai tha se kjo do të duhej të ndryshonte sepse “kryetari i komunës do të duhej të ishte i pavaruar”, tha Totaj.

“Sa ka qenë VV në pushtet çdo vit kemi pas miliona euro (10-15 milionë), që nuk janë shpenzuar…Në nivel nacional e shohim që kemi teprica, e nevojat e Kosovës janë shumë të mëdha. Paraja që nuk qarkullon është letër, nuk ka vlerë”, tha Totaj në Pressing, transmeton Express.

“Lideri i VV-së, bashkë me disa ish-ministra, çdo mbrëmje janë në Prizren dhe z.Abrashi është nën hijen e tyre. Kjo tregon mënyrën si funksionon Lëvizja Vetëvendosje. Me bo me ndodhë z.Abrashi, ai do të jetë plotësisht nën hijen e tyre në qeverisjen lokale, ashtu siç ka qenë z.Haskuka katër vite më parë”, tha Totaj.

“Kryetari i Komunës do të duhej të ishte i pavaruar, por në VV një person vendos aty dhe të tjerët i zbatojnë vendimet”, u shpreh Totaj.