Mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar që pritet të hidhet në votim pas pak.
Në këtë listë pati disa ndryshime në postet e ministrave krahasuar me listën e prezantuar në tetor të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Hajrulla Çeku u propozua për ministër të Arsimit, ndërsa në tetor ishte Avni Zogiani. Po ashtu, ndryshime ka edhe në të propozuarit për Ministrinë e Kulturës. Herën e parë u propozua aktori Fatmir Spahiu, ndërsa në listën e sotme u propozua Saranda Bogujevci.
Ndryshim pati edhe për Ministrinë për Zhvillim Rajonal ku në tetor ishte propozuar Sejnur Veshall, ndërsa sot u propozua Rasim Demiri.
Derisa Sejnur Veshallin e hoqi nga lista, Kurti e shtoi Elbert Krasniqin në Ministrinë që udhëhoqi në qeverinë e kaluar, duke e propozuar në krye të Administrimit të Pushtetit Lokal. Në tetor në vend të Krasniqit ishte propozuar Rasim Demiri.
Lista e propozuar sot nga Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Familje – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit – Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës – Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit – Blerim Gashani
Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha
Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomiksë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Lista e propozuar më 26 tetor:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall