Kurti me deklaratë të çuditshme: Po më thoni Albin Baba se e keni ndërmend me m'i dhënë fëmijët me ua rrit unë - Gazeta Express
string(108) "kurti-me-deklarate-te-cuditshme-po-me-thoni-albin-baba-se-e-keni-ndermend-me-mi-dhene-femijet-me-ua-rrit-une"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 15:59

Kurti me deklaratë të çuditshme: Po më thoni Albin Baba se e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me ua rrit unë

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 15:59

Kryeministri Albin Kurti, që po kandidon edhe për një mandat në krye të ekzekutivit, në një tubim zgjedhor ka bërë një deklaratë pak të çuditshme.

Kurti tha se e ka një mendim pse e thërrasin “Albin Baba” në tubimet elektorale: “Pikërisht pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë”, tha Kurti.

“E kam një farë përshtypje që, pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë jeni duke më thënë ‘Albin Baba”.

Kurti tha se kjo frazë e sfidon dhe se e pranon sfidën.

“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim. Veç punoi sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria ka me u marrë edhe me pleqtë juaj edhe më fëmijët e juaj”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement