Kurti me bashkëpartiakë qëndroi në Shkup, Vetëvendosje tregon për aktivitetin atje - Gazeta Express
string(81) "kurti-me-bashkepartiake-qendroi-ne-shkup-vetevendosje-tregon-per-aktivitetin-atje"

Kurti me bashkëpartiakë qëndroi në Shkup, Vetëvendosje tregon për aktivitetin atje

Lajme

Gazeta Express

10/02/2024 13:07

Kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka marrë pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Kurti atje shkoi me ftesë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES), siç ka bërë të ditur partia e Kurtit në Facebook.

Lexo Edhe:

“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në këtë takim, krahas Kryeministrit Kurti dhe bashkë-drejtuesit të SPD gjermane, Lars Klingbeil, ishin drejtues dhe përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku./Express/