Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 13-vjetorin e vdekjes së tij - Gazeta Express
string(96) "kurti-me-bashkepartiak-bejne-homazhe-te-varri-i-arben-xheladinit-ne-13-vjetorin-e-vdekjes-se-tij"

Gazeta Express

10/02/2020 10:27

Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 13-vjetorin e vdekjes së tij

Gazeta Express

10/02/2020 10:27

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiakë e familjarë, ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vdekjes së tij

Shaban Xheladini, babai i Arben Xheladinit, ka falënderuar të gjithë të pranishmit që erdhën për të bërë homazhe.

Kurti homazhe do të bëjë edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë, si dhe te pllakat e vendosura në Sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini mbetën të vrarë më 10 shkurt 2007, derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet qëkur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejt protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.