Kurti mbajti fjalim para studentëve në Zvicër: Kemi përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës - Gazeta Express
string(99) "kurti-mbajti-fjalim-para-studenteve-ne-zvicer-kemi-permiresuar-jeten-e-qytetarit-mesatar-te-kosoves"

Kurti mbajti fjalim para studentëve në Zvicër: Kemi përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/11/2024 7:31

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër.

Kurti ka falënderuar Shoqatën e Studentëve Shqiptar për pritjen si dhe Prof. Dr. Christoph Frei me të cilën ka diskutuar për temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”.

Lexo Edhe:

“Kam diskutuar gjithashtu për mënyrat e drejtpërdrejta dhe të prekshme në të cilat programi social demokratik i qeverisë sonë ka përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës, në sektorë që nga shëndetësia dhe arsimi i lartë e deri te pensionet dhe pagat e sektorit publik”, ka shkruar Kurti në platformën X.