Kurti: Kur kemi luftë në Europë e kërcënime nga Serbia, jemi përgjigjur blerje të armatimit e me rritje të numrit të ushtarëve - Gazeta Express
string(124) "kurti-kur-kemi-lufte-ne-europe-e-kercenime-nga-serbia-jemi-pergjigjur-blerje-te-armatimit-e-me-rritje-te-numrit-te-ushtareve"

Kurti: Kur kemi luftë në Europë e kërcënime nga Serbia, jemi përgjigjur blerje të armatimit e me rritje të numrit të ushtarëve

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 17:10

Kryeministri Albin Kurti përmendi sot në një mbledhje të Lëvizjes Vetëvendosje kërcënimet nga Serbia, ndërsa tregoi për investimet në ushtri.

Kurti tha se kur në Europë po zhvillohet një luftë, Serbia po kërcënon dhe se Kosova është përgjigjur duke e rritur buxhetin për ushtri dhe duke u armatosur e shtuar ushtarët, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në kohën kur kemi luftë në Europë dhe kërcënime të sigurisë nga fqinji verior, jemi përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtrinë dhe trefishim të buxhetit për armatim. Blemë dronët Bayraktar dhe prokuruam raketat anti-tank Javelin, ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’u bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrutë të rinj”, tha ai në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë që ai e udhëheq.

Kurti tha ndër tjerash se “në veri është shtuar siguria”, ndërsa foli si zakonisht edhe për punët tjera të mira që thotë se i ka bërë për tri vjet Qeveria e udhëhequr prej tij.