Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes së saj: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz - Gazeta Express
string(115) "kurti-kujton-nene-terezen-ne-28-vjetorin-e-vdekjes-se-saj-ajo-mbetet-shembulli-me-i-larte-i-humanitetit-nder-njerez"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:23

Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes së saj: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, e cila u nda nga jeta më 5 shtator 1997.

Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, duke theksuar se Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, me origjinë nga Prizreni dhe Gjakova, u bë e njohur në mbarë botën përmes veprimtarisë së saj humanitare në Indi.

“Bota vazhdon ta kujtojë e ta nderojë Nënë Terezën sepse virtytet dhe vlerat e saj janë universale. Si shqiptare, ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz”, shkroi Kurti.