Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të zhduken e të harrohen - Gazeta Express
string(63) "kurti-krimet-e-serbise-ne-kosove-smund-te-zhduken-e-te-harrohen"

Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të zhduken e të harrohen

Lajme

Gazeta Express

24/04/2022 19:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, Fadil Muqollin dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në  këtë takim u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

Lexo Edhe:

Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, Fadil Muqollin dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.

Javën e kaluar përkujtuam 23-vjetorin e Masakrës së Paklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Këto masakra, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998/1999.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

Kryeministri Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.​