Në Ditën Botërore të Mediave, kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë një statistikë të Reporterëve pa Kufij, është krenuar me lirinë e medias në Kosovë.
Ai tha se Kosova është përmirësuar për 22 vende në këtë rangim të Reporterëve pa Kufij, duke shtuar se një shtyp i lirë është shtyllë e demokracisë në vend.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufij, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”.
On World Press Freedom Day we're proud to announce that according to Reporters without Borders (@RSF) ?? improved its standing by 22 places in 2 years for its journalistic environment. A free & independent press will always remain an important pillar of democracy & our country. pic.twitter.com/FJUGZjq5sA
— Albin Kurti (@albinkurti) May 3, 2023
Sidoqoftë, organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Por, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.
Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.