Kurti: Karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush, votimi për Emilja Rexhepin s'mund të anulohet - Gazeta Express
string(109) "kurti-karrigen-e-nenkryetarit-serb-nuk-eshte-duke-e-zene-askush-votimi-per-emilja-rexhepin-smund-te-anulohet1"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:24

Kurti: Karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush, votimi për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e konsideron humbje kohe që Kuvendi i Kosovës nuk po funksionon.

Ai ka shtuar se karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush.

Sipas Kurtit, votimi për Emilja Rexhepin nuk mund të anulohet.

Ai tha se i propozuari nga Lista Serbe mori 10 vota, e Nenad Rashiqi 56 sosh.

“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur.  Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai, raporton eo.