Kurti: Jemi të përkushtuar për siguri energjetike për të gjithë qytetarët - Gazeta Express
string(72) "kurti-jemi-te-perkushtuar-per-siguri-energjetike-per-te-gjithe-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:50

Kurti: Jemi të përkushtuar për siguri energjetike për të gjithë qytetarët

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:50

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë, Kurti e dha gjatë takimin me sekretarin e Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac dhe delegacionin e tij.

Lexo Edhe:

Në ndërkohë përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë u zotuan që do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë ditës priti në takim delegacionin nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga drejtori, Janez Kopac, zëvendësdrejtori, Dirk Buschle dhe eksperti i energjisë elektrike, Arben Kllokoqi.

Në fillim të takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Sekretariatin për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës përgjatë viteve në zbatimin e Acquis. Më tej, ai e njoftoi delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për prioritetet e qeverisë në kuadër të sektorit të energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, si dhe zotimet e qeverisë në raport me mjedisin.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, synon diversifikimin e energjisë dhe është e interesuar për investime në efiçiencë të energjisë, tha kryeminsitri.

Përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë u zotuan që do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.