Kurti: Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen - Gazeta Express
string(108) "kurti-jane-se-paku-30-persona-te-armatosur-rende-qe-ndodhen-nen-rrethimin-e-forcave-tona-i-ftoj-te-dorezohen"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2023 12:30

Kurti: Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

Lajme

Gazeta Express

24/09/2023 12:30

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se në zonën ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndodhen rreth 30 persona rëndë të armatosur nën rrethimin e policisë, dhe të njëjtit i fton që të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tutje, Kurti tha se Afrim Bunjaku, u vra mizorisht në krye të detyrës.

Ai konferencën e nisi me fjalët  pati “sulm terrorist ndaj policisë, rendit sigurisë dhe paqes, në mëngjesin e sotëm pas një sulmi të orkestruar ka humbur jetën Afrim Bunjaku, në trajtim ndodhet Alban Rashiti që ndodhet jashtë rrezikut për jetë, do të lirohet nga spitali sot pas operacionit që largoi një predhë nga krahu i majtë”, tha ai, transmeton Express.

“Zyrtarët janë sulmuar me armë të ndryshme, me granata dore e zollë”.

Kurti tha se “sot është ditë e rëndë për vendin tonë, policisë do t’i mungojë një zyrtar i përkushtuar i saj, ashtu siç do t’i mungojë edhe familjes”.

“Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve ku u vra polici po vazhdojnë akoma”, konfirmoi ai.

“Krimi i organizuar në mbështetje nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin, në këtë betejë mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë”, tha ai.

“Kriminelët dhe urdhër-dhënësit e tyre do të kapen, gjykohen e dënohen”, u zotua kryeministri.

“Institucionet e shtetit janë të gatshme për t’iu përgjigjur sulmeve”.

Kurti i ftoi të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

“Qytetarët i ftoj të të gjitha komuniteteve ta ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi duke lejuar institucionet përgjegjëse të sigurisë për të vendosur rend dhe ligj dhe për të sjellur siguri”, tha ai.