Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë: Do të jetë mandati i hekurudhave, digave e stadiumeve - Gazeta Express
string(117) "kurti-iu-kerkon-deputeteve-gjermane-me-shume-investime-ne-kosove-do-te-jete-mandati-i-hekurudhave-digave-e-stadiumeve"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 16:08

Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë: Do të jetë mandati i hekurudhave, digave e stadiumeve

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 16:08

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takua me deputetë nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring, shkruan Express.

Siç njofton ZKM, thellimi i bashkëpunimit bilateral, ishte ndër temat e diskutimit.

Kurti ka kërkuar nga deputetët gjermanë më shumë investime në Kosovë, meqë sipas Kurtit ky mandat do të jetë edhe i hekurudhave, digave e stadiumeve.

 “Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat”, thekson komunikata e ZKM.

Advertisement
Advertisement
Advertisement