Kurti ia kthen një letër të gjatë Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK-në - Gazeta Express
string(86) "kurti-ia-kthen-nje-leter-te-gjate-thacit-mos-bej-presion-jemi-afer-marreveshjes-me-ldk"

Gazeta Express

13/01/2020 8:08

Kurti ia kthen një letër të gjatë Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK-në

Gazeta Express

13/01/2020 8:08

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, mirëpo, të durojë dhe të presë, raporton Gazeta Express.

Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duke e njoftuar ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar.

Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në.

Letra e kreut të Vetëvendosjes është përgjigje ndaj letrës së presidentit që ky i fundit ia ka dërguar të premten Kurtit, ku i kërkonte të dërgojë sa më shpejt emrin e mandatarit ose ai do të ndërmarrë veprime “që qytetarët ta kenë sa më shpejt qeverinë e tyre”.