Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar sot se ish-shefi i kabintetit të Albulena Haxhiut, Genc Nimoni, është emëruar nga kryeministri Albin Kurti si zëvëndësministër në Ministrinë e Drejtësisë që do ta drejtojë Donika Gërvalla.
Nimoni ka qenë shef i kabinietit të Albulena Haxhiut gjatë kohës kur ajo drejtonte MD-në.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.Gjatë mandatit të kaluar, z. Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë.Kryeministri Kurti e uroi z. Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij”, thuhet në njoftim.
