Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e priti me gardë nderi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama mbërriti në Qeverinë e Kosovës për takimin me Kurtin në 15:00, ndërsa para hyrjes është shtruar tepihu i kuq, anash të cilit u rreshtua një gardë nderi.
Kurti dhe Rama kanë pasur marrëdhënie të ndërlikuara gjatë viteve, shpesh jo të mira dhe me përplasje në distancë.
Ceremonia shtetërore e pritjes së Ramës u transmetua live edhe në faqen e Kurtit në Facebook.