Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se sot do të vendoset gurthemeli për dy urat e reja mbi lumin Ibër që do të lidhin Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bashkë me vartësit e tij, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.
Ndërkaq, nga komunat prezentë do të jetë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që vjen nga partia e Kurtit, si dhe nga ajo e Jugut do të jetë nënkryetari Arian Tahiri.
Lidhur me të ardhmen e Urës së Ibrit nga Brukseli kanë thënë për Gazetën Express se BE është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e saj dhe kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të përmbahen nga çfarëdo vendimi i pakoordinuar, përfshirë edhe synimin për ndërtimin e dy urave të reja ngjitur me Urën kryesore.
Aktivitetet që i njoftoi ZKM:
1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër
KOHA: 17:00
VENDI: Në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Mitrovicë e veriut
2. Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër
KOHA: 17.15
3. Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër
KOHA: 17:30
VENDI: Përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut
Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve do të ketë prononcim të përbashkët për media