Kurti i thotë Borellit se Serbia s'mund të organizojë referendum në Kosovë: Serbët mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse - Gazeta Express
string(130) "kurti-i-thote-borellit-se-serbia-smund-te-organizoje-referendum-ne-kosove-serbet-mund-te-votojne-me-poste-ose-ne-zyren-nderlidhese"

Kurti i thotë Borellit se Serbia s’mund të organizojë referendum në Kosovë: Serbët mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse

Lajme

Gazeta Express

12/01/2022 22:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.

Kurti ka thënë në Twitter se i ka bërë të ditur Borrellit që serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Lexo Edhe:

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë në deklaratat e tyre se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet./Gazeta Express./