string(128) "kurti-i-tha-abdixhikut-se-ka-pasur-probleme-me-disa-te-tjere-gashi-e-papranueshme-por-duhet-te-bisedojme-qofte-edhe-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 12:40

Kurti i tha Abdixhikut se ka pasur probleme “me disa të tjerë”, Gashi: E papranueshme, por duhet të bisedojmë, qoftë edhe për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 12:40

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se është “e papranueshme” që kryetari i LVV-së, Albin Kurti i tha kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se “nuk ka pasur probleme me të”, por “me disa të tjerë’ në këtë parti.

Gashi tha se “gjuha e Kurtit që e ka përdorur në letrën që e kishte dërgu është e papranueshme”.

“Nuk është në të drejtën e tij me tregu se kush është i duhuri e kush nuk është i duhuri në LDK. Është e papranueshme. Nuk guxon me përdorë atë gjuhë. Nëse do vërtet partneritet. Nuk i interesojnë atij çështjet e brendshme të LDK-së, siç nuk na interesojnë neve çështjet e brendshme të Vetëvendosjes”, tha ai.

Deputeti i LDK-së tha se partitë politike në Kosovë duhet të diskutojnë për shtensionimin e situatës.

“Duhet me bisedu. Edhe refuzimi duhet të bëhet në tavolinë, edhe të gjitha. Ky është mendim personal i imi”, tha Gashi.

Ai tha se diskutimi është i nevojshëm “qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje”.

“Pra duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, tha ai.

Gashi përmendi se Kurti ka bërë gabime “të vazhdueshme” dhe “të përsëritura”.