Kurti i pikëlluar për vdekjen e aktorit: Kam qenë 10 vjeç kur bëri jehonë në Kosovë dhe rajon Xhevat Qorraj - Gazeta Express
string(106) "kurti-i-pikelluar-per-vdekjen-e-aktorit-kam-qene-10-vjec-kur-beri-jehone-ne-kosove-dhe-rajon-xhevat-qorraj"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2023 21:26

Kurti i pikëlluar për vdekjen e aktorit: Kam qenë 10 vjeç kur bëri jehonë në Kosovë dhe rajon Xhevat Qorraj

Lajme

Gazeta Express

23/08/2023 21:26

Aktori i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, Xhevat Qorraj, do të mbetët ndër ata emra që kanë shënuar vetë historinë e kinematografisë së artit në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lajmit për vdekjen e artistit të madh të skenës teatrore të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka shprehur ngushëllimet për familjen Qorraj, kolegët dhe miqtë e aktorit, si dhe për të tërë komunitetin e artistëve në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka treguar se e ka rishikuar disa herë filmin “Proka”, në të cilin ishte aktori Qorraj kryepersonazh.

“Kam qenë 10 vjeçar kur pat bërë jehonë në Kosovë dhe rajon aktori Xhevat Qorraj në rolin e Prokës, kryepersonazh te filmi “Proka” i vitit 1985, me regji të Isa Qosjas, film të cilin e kam rishikuar disa herë”, ka shkruar Kurti.

Aktori i lindur në fshatin Carrabreg të Deçanit ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Ai është i njohur për shumë role filmike, ndër të cilat edhe “3 dritare dhe një varje”.