Kurti i përmend seancat në Hagë në fillim të fjalës së tij - Gazeta Express
string(58) "kurti-i-permend-seancat-ne-hage-ne-fillim-te-fjales-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 21:22

Kurti i përmend seancat në Hagë në fillim të fjalës së tij

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 21:22

Mandatari për kryeministër Albin Kurti është duke e mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës para se zgjedhje e Qeverisë të vihet në votim.

Ai e ka nisur fjalimin duke përmendur procesin në Hagë, duke e quajtur si orvatje që bie ndesh me kontekstin e luftës çlirimtare.

“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit zgjedhor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vjet për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin e luftës çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë, në Kosovë janë kryer krime ndaj shqiptarëve nga regjimi i Jugosllavisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement