Kurti "i painteresuar" në Viti, e harron mbiemrin dhe fshatin e kandidatit - Gazeta Express
string(71) "kurti-i-painteresuar-ne-viti-e-harron-mbiemrin-dhe-fshatin-e-kandidatit"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 21:59

Kurti “i painteresuar” në Viti, e harron mbiemrin dhe fshatin e kandidatit

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 21:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte shkoi në Viti për të kërkuar votë për kandidatin Arsim Ademi për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo, siç raportoi Klan Kosova, Kurti jo vetëm që ia huqi mbiemrin Ademit, por edhe fshatit prej nga vjen.

“Ajo se çfarë ishte e çuditshme ishte se vet Kurti ia ngatërroi mbiemrin kandidatit të tij, Arsim Ademit, duke iu referuar si Arsim Vitia, por që këtë gabim e kuptoi shpejt dhe e përmirësoi veten, por njësoj nuk veproi edhe me çështjen e fshatit të tij, meqenëse ai me krenari të plotë tha se Ademi është nga fshati Pozheran, dhe këtë nuk e kuptoi deri  në daljen në skenë të vet Ademit”, raportoi televizioni.

VIDEO