Kurti i nxehtë që të votohet pa konsensus: Ne mund t'i nxjerrim dy kandidatë për president, opozita një, Kushtetuta i obligon të votojnë - Gazeta Express
string(132) "kurti-i-nxehte-qe-te-votohet-pa-konsensus-ne-mund-ti-nxjerrim-dy-kandidate-per-president-opozita-nje-kushtetuta-i-obligon-te-votojne"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 17:50

Kurti i nxehtë që të votohet pa konsensus: Ne mund t’i nxjerrim dy kandidatë për president, opozita një, Kushtetuta i obligon të votojnë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 17:50

Kryeministri Albin Kurti tha se s’ka “diçka të re”, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për çështjen e Presidentit.

Ai tha për gazetarët se si shumicë parlamentare, janë “14 deputetë larg” Presidentit. Kësisoj, ai tha se mund të ketë 3 kandidatë.

“Tash jemi 14 deputetë larg, që e bën situatën më të vështirë. Por si Lëvizje Vetëvendosje ne kemi mundësi që ta nxjerrim një kandidat sepse i bëjmë 30 nënshkrime. Bashkë edhe me pakicat që i kemi në mazhorancë, mund t’i nxjerrim dy kandidatë, për shkak se me 66 veta mund t’i bësh 60 nënshkrime. Tash edhe opozita, nëse nuk e përfshijmë Listën Serbe, janë 43 deputetë. Pra edhe opozita mund të nxjerrë kandidat”, tha ai.

Kurti tha se “Kushtetuta na obligon që t’i evitojmë zgjedhjet, të mos shkojmë në zgjedhje”.

“Në anën tjetër i obligon edhe deputetët që të votojnë. A do të realizohet kjo nuk e di, por kushtet janë ideale që t’i kemi edhe 3 kandidatë, ndërkohë që aktualisht nuk është asnjë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement