Propozimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri nacionale të tranzicionit u prit me sulme nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kreu i saj, Albin kurti, s’ka bërë ndonjë reagim deri tash pasi ky propozim u bë publik në një konferencë për media nga Abdixhiku, por tashmë disa përgjigje i ka dhënë përmes bashkëpartiakëve të tij.
I fundit që reagoi ishte Adnan Rrustemi.
Ai sulmoi LDK-në se e ka “të pamundur të jetojë pa PDK-në” dhe e akuzoi se është e kapur nga “oligarkët”.
“Kot se kot. E pamundur që LDK të jetojë pa PDK-në. Ani Qeveri tranzicioni, nga vendi i tretë e kundër partisë së parë që e vetme ka fituar pothuajse sa të tria bashkë. LDK është e kapur nga të katër anët. Nga oligarkët që e kanë financuar e ia shkruajnë statuset e ia trasojnë qëndrimet e deri tek PDK pa të cilën nuk po mundet”.
Më herët reaguan edhe Dimal Basha e Blerim Sallahu të Vetëvendosjes./Express/