Kurti i kthehet premtimeve të vjetra: Synon përfundimin e autostradave e fillimin e hekurudhave në mandatin e dytë - Gazeta Express
string(113) "kurti-i-kthehet-premtimeve-te-vjetra-synon-perfundimin-e-autostradave-e-fillimin-e-hekurudhave-ne-mandatin-e-dyte"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 7:58

Kurti i kthehet premtimeve të vjetra: Synon përfundimin e autostradave e fillimin e hekurudhave në mandatin e dytë

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 7:58

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u propozua nga partia e tij dje si mandatar i qeverisë së ardhshme në një fjalim të gjatë para anëtarëve të partisë së tij ka bërë disa premtime për realizim të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Kreu i VV-së ka premtuar edhe se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundojë, në mandatin e tij të dytë të synuar.

“Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë”.

“Rruga Dollc – Gjakovë, Kijevë – Zahaq do të finalizohen krahas rehabilitimit dhe modernizimit të të gjitha rrugëve rajonale”, ka premtuar Kurti.

Ai ka premtuar se në mandatin e ri do të fillojë ndërtimi i hekurudhës Prishtinë – Durrës, që përmban segmentin Gjakovë – Shkodër, dhe do të projektojnë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin.