Kurti i gëzohet marrëveshjes Ukrainë-KiE për Tribunal Special: S'mund të ketë pandëshkueshmëri - Gazeta Express
string(92) "kurti-i-gezohet-marreveshjes-ukraine-kie-per-tribunal-special-smund-te-kete-pandeshkueshmeri"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:01

Kurti i gëzohet marrëveshjes Ukrainë-KiE për Tribunal Special: S’mund të ketë pandëshkueshmëri

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:01

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit.

Kurti ka thënë se ky është një moment histroik dhe se Kosova e mirëpret këtë hap të madh përpara për drejtësinë ndërkombëtare.

“Këshilli i Evropës dërgon një mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka shkruar Kurti./Express/