Kurti i fton liderët e partive për takim pas aktgjykimit të Kushtetueses, thotë se do të bëhen përpjekje për konsensus - Gazeta Express
string(118) "kurti-i-fton-lideret1-e-partive-per-takim-pas-aktgjykimit-te-kushtetueses-thote-se-do-te-behen-perpjekje-per-konsensus"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:07

Kurti i fton liderët e partive për takim pas aktgjykimit të Kushtetueses, thotë se do të bëhen përpjekje për konsensus

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:07

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka ftuar krerët e partive parlamentare për takim të përbashkët të shtunën nga ora 16:00.

Ai tha se këtë ftesë po e dërgon si partia e parë fituese dhe pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”.

Gjykata Kushtetuese dje vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik./Express/