Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë - Gazeta Express

Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2020 17:10

Kryemistri në detyrë, Albin Kurti, kabinetit ia ka shtuar edhe dy serbë si këshilltarë politikë të tij.

Zyra e Kryeministrit në detyrë ka njoftuar se Kurti e ka emëruar sot Nenad Rashiqin, Këshilltar Politik, njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Rashiq është politikan liberal serb, partia e të cilit ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Kurti ka emëruar edhe një këshilltar tjetër politik nga komunitetet pakicë. Bëhet fjaë për Aleksandar Stankoviq. /Express/