Kurti, Gashi e Nikaj në Konventën Kombëtare të Demokratëve ku Kamala Harris do ta pranojë nominimin si kandidate për Presidente të SHBA-së - Gazeta Express
string(137) "kurti-gashi-e-nikaj-ne-konventen-kombetare-te-demokrateve-ku-kamala-harris-do-ta-pranoje-nominimin-si-kandidate-per-presidente-te-shba-se"

Kurti, Gashi e Nikaj në Konventën Kombëtare të Demokratëve ku Kamala Harris do ta pranojë nominimin si kandidate për Presidente të SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

12/08/2024 12:11

Konventa Kombëtare Demokratike do të nisë më 19 korrik në Chicago, Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të zgjasë katër ditë. Zëvendëspresidentja Kamala Harris aty do ta pranojë zyrtarisht nominimin si kandidate e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-së. Ajo do të garojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit me kandidatin republikan, Donald Trump.

Për Konventën, yjet e së cilës do të jenë Kamala Harris dhe kandidati i saj për nënpresident, guvernatori i Minesotës Tim Walz, në SHBA do të shkojnë edhe përfaqësues nga Kosova.

Lexo Edhe:

Gazeta Express merr vesh vesh se kryeministri Albin Kurti do të jetë atje, ashtu si anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Alush Gashi dhe Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj.

Konventa Kombëtare Demokratike mbahet nga e hëna e 19 gushtit deri të enjten më 22 gusht. Ajo do të mbahet në dy vende në Chicago. Mbrëmjeve do të ketë fjalime të rëndësishme, ndërsa gjatë ditës ngjarje si takime zyrtare partiake.

Në konventën e demokratëve pritet të flasë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Lista e folësve nuk është publikuar ende, por siç raportojnë mediat amerikane, në të do të jenë disa figura të shquara demokrate si ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton si dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton.

Në margjinat e Konventës Kombëtare Demokratike mbahet Forumi i 11-të Ndërkombëtar i Liderëve, ku çdo katër vjet Instituti NDI mbledh politikanë nga mbarë bota për të vëzhguar këtë aspekt të rëndësishëm të procesit demokratik amerikan.

Pjesëmarrësit në forum përfshijnë krerë të shteteve, ministra, ambasadorë dhe deputetë të parlamentit, deri te zyrtarët e partive politike. Ata do të marrin pjesë në panele për të ndarë ide në trajtimin e sfidave urgjente ndaj demokracisë.