Kurti flet për situatën në Veri, por s'e përmend ndëshkimin nga SHBA-ja - Gazeta Express
string(69) "kurti-flet-per-situaten-ne-veri-por-se-permend-ndeshkimin-nga-shba-ja"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 19:30

Kurti flet për situatën në Veri, por s’e përmend ndëshkimin nga SHBA-ja

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 19:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një adresimi ka folur për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Por kreu i ekzekutivit nuk e foli asnjë fjalë ndëshkimin që Kosova e mori nga SHBA-ja duke e përjashtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender 2023”.

Lexo Edhe:

Krejt çka tha Kurti për ndërkombëtarët është që ka shtuar komunikimin me ta, pa treguar diçka konkrete.

”Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”, ka thënë dnër tjerash Kurti.

Madje, ai nuk tregoi se cila do të jetë qasja që Qeveria e tij do ta ndjekë në Veri pas këtyre zhvillimeve.

Në Veriun e Kosovës të hënën ka pasur tensione, të cilat kanë vazhduar edhe të martën.

Për situatën, SHBA-ja fajëson edhe Kosovën, duke thënë se “janë ndërmarrë veprime të pakoordinuara”.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar edhe sulmet ndaj KFOR’it të cilët i kanë kryer protestuesit serbë në Veri – e që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda kriminale. /Gazeta Express