Kryeministri Albin Kurti tha se opozita ka mundur të propozojë dikë të profilit të lartë, të marrin simpati edhe në popull, por edhe të deputetëve.
Ai më pas akuzoi opozitën për mllef e inat dhe tha se s’kanë lëvizur nga qëndrimet e vitit të kaluar, ndërsa tha se sjelljet s’i kanë sikurse vjet.
“Kjo s’po ndodh për shkak se fatkeqësisht viti 2025 ka përfunduar sa i përket sjelljes së partive opozitare, por jo qëndrimeve. Sjelljet s’i kanë sikur vjet, por qëndrimet. E dini që në vitin 2025 partitë opozitare nuk gjenin gëzim te sukseset e tyre, por gjenin kënaqësi veç te mossukseset. E vetmja mënyrë për t’u kënaqur iu ka ngelur vetëm nëse s’ka sukses Vetëvendosja. Kjo tregon për një esencë negative në politikë që përbëhet nga mllefi e inati, nga një lloj ithtësie sesa nga puna, idetë e pasioni. Do të ishte interes i partisë politike që të thoshte unë kam një kandidat”.
“Ata në imagjinatën e tyre nuk mund të fitojnë më, pikërisht pse ti beson se nuk mund të fitosh më krejt çfarë të mund të bësh është të gjesh kënaqësi që s’fiton as ky tjetri”./Express/