Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi kurthemelet e ndërtimit të dy urave, në të dyja anët e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë
“Së shpejti në vjeshtë do t’i inaugurojmë si përmbyllje të punimeve”, tha ai.
“Jemi shumë të gëzuar sepse përfitojnë të gjithë qytetarët”, tha Kurti.
Këtë punë, ai tha se e bëjnë për të treguar “përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”.
Më tej, ai foli për dimensionet e dy urave që do të ndërtohen.
“Këto dy ura të cilat janë në të dyja anët e urës kryesore mbi Ibër, njëra prej tyre do të jetë edhe për automjete e këmbësorë, ndërkaq tjetra do të jetë vetëm për këmbësorë. Ajo që do të jetë për automjete dhe për këmbësorë është e gjatë 51 metra, është e gjerë 10 metra, me ç’rast nga 1.5 metër trotuar i ka në të dy anët. Ndërkaq kjo ku jemi tash këtu, do të jetë vetëm për këmbësorë, me gjatësi 41 metra, ndërkaq gjerësi 37 metra. Mbi lumin Ibër gjithsej janë 77 ura, në tri shtete: në Mal të Zi, në Republikë të Kosovës dhe në Serbi”, tha ai.
Kurti tha se mbi Ibër në Kosovë janë 35 ura, ndërsa tha se dy që nisën sot, “do ta bëjnë 37” numrin e tyre.