Përfundon takimi Kurti-Lajçak, flet kryeministri - Gazeta Express
string(48) "kurti-flet-pas-perfundim0it-te-takimit-me-lajcak"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2021 19:47

Përfundon takimi Kurti-Lajçak, flet kryeministri

Lajme

Gazeta Express

01/09/2021 19:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se në takim janë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.

Lexo Edhe:

Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.

“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, shkroi Kurti në Twitter.

Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thënë se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krahë për krahë me njëra tjetrën. Sipas tij, në BE duhet të integrohen të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor bashkë.

Për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, Kurti përmendi edhe dy fakte që mund të përfitojnë dy palët.

Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet këtë muaj në Bruksel. /Express/