Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur para hyrjes në takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka thënë se po hyn në këtë takim për të bërë përpjekje maksimale, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të ketë sukses.
“Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, tha kryeministri Albin Kurti para takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.
