Kurti: Është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që Serbia tenton të mbajë referendum në Kosovë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 15:32

Kurti: Është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që Serbia tenton të mbajë referendum në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 15:32

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë referendum të saj në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Ka diçka të veçantë sepse më herët s’ka pasur referendum të Serbisë ka pasur zgjedhje, herën e fundit ka qenë referendumi i tyre në vitin 2006. Prej se është shpallur pavarësia kjo është hera e parë që Serbia dëshiron të mbajë referendum kushtetues në Kosovë. Tash të gjithë deputetët e kanë tekstin për çka ne se përjashtojmë edhe mundësinë e kontributit të të tjerëve”, tha Kurti.

Lexo Edhe:

Ai tha se Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit, raporton Gazeta Express.

“Kuvendi i Kosovës gjithnjë e ka thënë fjalën e vet për çështje të sovraniteti me këtë seancë kjo bëhet aktuale edhe sot, Kuvendi edhe rezolutën e vitit 2012 ka kërkuar nga qeveria është normale që Kuvendi kërkon nga qeveria dhe as tash s’ka si të jetë ndryshe. Kuvendi  e tregon vullnetin e vet politik dhe unë kam menduar që më së lehti është përmes kompetencës së kryeministrit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme”, tha ai.