Kurti emëron këshilltar ekspertin amerikan që e hartoi raportin për dëbimin e gylenistëve - Gazeta Express
string(93) "kurti-emeron-keshilltar-ekspertin-amerikan-qe-e-hartoi-raportin-per-debimin-e-gylenisteve-gex"

Gazeta Express

13/02/2020 19:09

Kurti emëron këshilltar ekspertin amerikan që e hartoi raportin për dëbimin e gylenistëve

Gazeta Express

13/02/2020 19:09

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka zgjeruar ekipin e tij, në pasditen e së enjtes.

Kurti e ka emëruar këshilltar një ekspert amerikan, që ishte përfshirë në hartimin e raportimit për dëbimin e shtetasve turq, të njohur si gylenistë, nga Kosova, vite më parë.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet një njoftimi nga Kryeministria bëhet e ditur se Tienmu Ma është emëruar këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Vitin e kaluar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pat hedhur dyshime për paanshmërinë e raportit të ekspertit ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, ishte mik i asokohe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Tienmu Ma për disa vjet ka qenë këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit.