Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Imri Demelezi zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në komunikatën e ZKM’së bëhet e ditur se Demelezi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të këtij dikasteri edhe përgjatë mandatit të kaluar.
‘’Kryeministri Kurti e uroi z. Demelezi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.’’, thuhet në komunikatë.